Episod i ri “korrupsioni”/ E pëson Ilir Meta, ja çfarë i ka zbuluar SPAK-u…

Ilir Meta ka kërkuar në GJKKO që t’i zbutet masa e sigurisë që i është caktuar.

Burimet për “Euronews Albania” bëjnë me dije se është zbuluar një episod i ri korrupsioni, i cili i atribuohet Metës dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhit. Bëhet fjalë për një kartë tjetër bankare që rezulton se është përdorur për blerje dhe shpenzime të ndryshme.

Nga hetimet paraprake më herët u zbulua një kartë tjetër “Amerikan Express” që ishte përdorur dhe vënë në dispozicion nga një biznesmen.

Po ashtu, SPAK pritet të saktësojë edhe episodin mbi akuzën e lobimit të ish-LSI-së, pasi nga letërporositë janë zbuluar të dhëna të reja lidhur me pagesat dhe kontratën përkatëse.

Ish presidenti Meta akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie në lidhje me çështjet CEZ-DIA, lobimin e ish-LSI në SHBA dhe shpenzimet e familjes së tij.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT