Pse është çmimi i lartë i naftës në Shqipëri, në të gjithë botën renditemi në…

Shqipëria është vendi i shtatë në botë për çmimin më të lartë të naftës. Me mbi 2 dollarë për çdo litër karburant, ajo kryeson në Ballkanin Perëndimor me diferencë të fortë nga vendi i dytë që pozicionohet Serbia.
Krahasuar me Bosnje-Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut apo Kosovën, një litër naftë në pikat e karburanteve në Shqipëri kushton gati 2-fish më shumë.
Shqipëria renditet e pesta në kontinentin Europian në drejtim të çmimit më të lartë të naftës, duke lënë pas eshë vende si Norvegjia, Finlanda apo Irlanda. Në krye renditen Islanda, Lihtenshtaini dhe Danimarka.
