Ja si do të ndryshojnë rrugët e ish-Bllokut në zona pedonale

Bashkia e Tiranës çeli procedurën me objekt kontrate “Ndërhyrje rehabilituese në bllokun që kufizohet nga rrugët “Ibrahim Rrugova” – “Nikolla Tupe” – “Sami Frashëri” -“Brigada VIII”(në kuadër të WALK 21)” që synon pikërisht atë që njoftoi Edi Rama kthimin e sh-abllokut ne zone pedonale.
Fondi limit o vendosur në dispozicion për këtë procedurë është 246 milionë lekë apo rreth 2.5 milionë euro. Në raportin teknik të procedurës jepen edhe detajet lidhur me ndërhyrjet në disa rrugë që përfshin Ish-Blloku.
Rrugët për ndërhyrje janë: Rruga “Ismail Qemali”, “Pjetër Bogdani”, “Brigada VIII”, “VasocPasha” dhe “Sami Frashëri” vetëm në pikat e kryqëzimeve që lidhen me rrugët e lartpërmendura.
Projekti për rikualifikimin e rrugëve të Bllokut synon të arrijë po këto cilësi të lartpërmendura, të cilat do të shërbejnë për qytetarët e Tiranës duke i dhene përparësi këmbësorëve.
Duke u bazuar në këto cilësi, ndërhyrjet në çdo rrugë janë: Ngushtimi i rrugës për automjete në 3.25 m, Eliminimi i parkimeve anësore, Zgjerimi i trotuareve, Propozimi i korsive për biçikleta, Propozimi i elementeve urbane që do t’i shërbejnë këmbësorëve.