Ish-kreu i KQZ-së: Sipas presidentit, duhet t’i marrim fatet në duart tona dhe të mos pyesim perëndimorët

Pas takimit të presidentit Ilir Meta me përfaqësues të shoqërisë civile, ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume dha një deklaratë për mediat.
Ai tha se Meta iu kishte thënë se shqiptarët duhet të marrin fatet e vendit në dorë, duke përjashtuar perëndimorët.
“Në optikën e presidentit si rezultat i kësaj qeverisje nuk kemi arritur objektivat.
Të gjitha mund të zgjidhen nga ne dhe mos i mbajmë sytë tek ndërkombëtarët.
Sipas presidenti ne duhet t’i marrim në duart tona fatet.
Presidenti vlerëson se është koha që të komunikohet në mënyrë intesive me shqiptarët”, u shpreh Kume.