Irani lëshoi raketa drejt Katarit dhe Irakut, alarmohet Donald Trump! Mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është tani në Krahun Perëndimor ku pritet të zhvillohet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Mediat ndërkombëtare raportojnë se marinsat qëndrojnë jashtë derës së ndërtesës ku është planifikuar të mbahej mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Media shtetërore iraniane ka njoftuar se Irani ka filluar përgjigjen e tij “të fuqishme dhe fitimtare” ndaj sulmeve amerikane.
Agjencia shtetërore Tasnim thotë se Garda Revolucionare e Iranit lëshoi raketa në bazat amerikane në Katar dhe Irak. Në minutat e fundit, kemi parë raportime për shpërthime të dëgjuara në Katar.