Irani shpall FUNDIN e LUFTËS? Presidenti Pezeshkian: Ne jemi dëshmitarë të vendosjes së armëpushimit…

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka shpallur zyrtarisht përfundimin e asaj që e quajti “luftë 12-ditore e imponuar nga Izraeli”, përmes një mesazhi drejtuar kombit iranian dhe publikuar nga agjencia shtetërore IRNA.

“Sot, pas rezistencës heroike të kombit tonë të madh, i cili po shkruan historinë me vendosmërinë e tij, ne jemi dëshmitarë të vendosjes së një armëpushimi dhe përfundimit të kësaj lufte 12-ditore, të imponuar nga aventurizmi dhe provokimet e Izraelit,” u shpreh Pezeshkian në deklaratën e tij.

Ndërkohë, presidenti iranian ka sinjalizuar një ton më të butë ndaj Perëndimit.

Në një bisedë telefonike me Princin e Kurorës të Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, ai deklaroi se Irani është i gatshëm të “zgjidhë problemet” me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke mirëpritur çdo ndihmë nga vendet mike për të ruajtur stabilitetin rajonal.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT