“Më pyeti nëse më duhej NDIHMË për Iranin”/ Donald Trump tregon bisedën me Putin: Unë i thashë që dua për…

Presidenti amerikan Donald Trump ka zbuluar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, në të cilën lideri rus i ka ofruar ndihmë për situatën me Iranin.

Gjatë një deklarate për gazetarët në bordin e Air Force One, Trump tregoi se i ka kthyer një përgjigje të prerë Putinit:
“Vladimiri më telefonoi dhe më pyeti nëse kisha nevojë për ndihmë me Iranin. Unë i thashë: ‘Nuk kam nevojë për ndihmë me Iranin, kam nevojë për ndihmë me ty për Ukrainën’,” u shpreh Trump.

Ai shtoi se shpreson të arrijë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke theksuar se dialogu me Putinin mbetet një element kyç në këtë drejtim.

Deklarata vjen në një moment të tensionuar në skenën ndërkombëtare, ku si konflikti në Ukrainë, ashtu edhe tensionet me Iranin, vazhdojnë të jenë çështje të nxehta në politikën e jashtme amerikane.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT