“Situata në PD e mjerë, nuk sjellin më shpresë”, Bamir Topi: Rama është komod, mbështetet në Europë

Ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi, u shpreh se humbja e shpresës tek elektorati opozitar është për faj të opozitës e cila sot ndodhet në një situatë të mjerë.

Topi tha në një intervistë në “Log” se problemin e ka elita e PD e cila sot nuk votohet, nuk janë njerëz me akses publik apo koherentë në qëndrime si njëherë e një kohë.

Sipas tij, edhe me partitë aleate të opozitës po ndodh një denatyrim sepse kryetarët e partive janë jashtë dhe zëvendësit e tyre brenda, dhe kjo sipas tij nuk ka ndodhur pa qëllim.

“Në opozitë nuk ka më shqetësim sepse nuk ka shpresë. Ky lloj shqetësimi është në PS, një pjesë dëshiron të bëjë karrierë. Kemi një opozitë që ska shpresë as për të ëndërruar. Përfytyro si amplifikohet tek njerëzit që e kanë mbështetur. Shoh një situatë të mjerë tek opozita dhe nuk jep shpresë për të qëndruar në këmbë, përfytyroni këta 500 mijë që e kanë votuar. Janë pa shpresë

Sistemi është I stërdiskutuar. Shoh probleme tek elita. Nuk vjen si rezultat i një votëbesimi të brendshëm si njëherë e një kohë kur kishte votime, njerëz me akses publik dhe ishin koherentë në qëndrimet e tyre. Unë shoh që ka humbur kredibiliteti në elitën politike të PD.

Në kuadër të ndërtimit të një koalicioni ka ndodhur një asorbim thithje e elitës së partive të tjera. Janë futur një pjesë, nuk janë kryetarët e partive. Këto parti kanë kryetarët jashtë, zëvendësit e tyre janë Brenda.

Më thoni është e natyrshme apo është bërë prej hallit. I jap kompliment ustait të politikës, i merr i bën pjesë të koalicionit dhe ata quhen anëtarë të grupit të opozitës”, tha Topi.

Ish-presidenti Topi shtoi se kryeministri Edi Rama është në komoditetin e tij, pasi mbështetet nga të majtë dhe të djathtë në Europë.

“Edi Rama është në komoditetin e tij. Ai mbështetet nga të majtë e të djathtë në Europë. Por nuk merrem me Ramën. Elementi i parë është ai opozitar, që nuk po bën një opozitë të vërtetë politike.

Politika dhe kriminaliteti, dy gjëra madhore, nuk kanë zë ta thonë. Nuk dëgjoj nga ndonjë që ky sistem prodhon autokraci. Problemi i integrimit në BE nuk është retorikë politike, por i përmbushjes së disa standarteve.

Në rast se BE pastaj vendos për arsye gjeopolitike, është tjetër gjë. Do shkojmë me deklarata në Europë apo me të gjitha cilësitë që ka Europa?”, tha Topi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT