45 gradë Celcius/ I nxehti afrikan “përvëlon” Shqipërinë, ja 3 qytetet më të nxehta…

Shqipëria është përfshirë nga vala e të nxehtit afrikan.
Sipas sinoptikanëve, kulmi i të nxehtit do të arrijë ditën e premte, ku temperaturat pritet të ngjiten deri në 40 gradë Celsius në hije, ndërsa në diell kap vleren 45 gradë.
“Territori shqiptar është nën ndikimin e valëve të të nxehtit afrikan, duke bërë që të kemi temperatura ekstremisht të larta. Maksimumet në rang territori do të regjistrohen në vlerën 39-40 gradë Celsius. 40 gradë Celsius do të regjistrohet në qarkun e Elbasanit, ndërsa Berati e Kopliku pritet të regjistrojnë temperatura të ajrit në vlerën 39 gradë Celsius. Në diell, temperaturat e ajrit ndihen 4-5 gradë më të larta se sa vlerat normale. Valët e të nxehtit momentalisht do të zgjasin deri në fundjavë, ndërsa dita e shtunë dhe e dielë do të sjellin një rënie graduale të temperaturave”, tha meteorologu Hakil Osmani.
Autoritetet apelojnë për kujdes të shtuar ndaj fëmijëve, të moshuarve dhe të sëmurëve kronikë, si dhe shmangie të ekspozimit në diell.