Rinumërimi/ Erion Braçe publikon votën me simbolin e “dyshimtë”: Është topi i…

Deputeti socialist Erion Braçe ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve, i cili po kryen procesin e rinumërimit të votave të Tiranës për 11 majin.

Ankesa konkrete e Braçes, ka të bëjë me shpalljen prej KAS si të pavlefshme të një vote për Partinë Socialiste. Shenja e votës nuk ishte shënuar me kryq apo me vizë, por me simbolin e fallusit.

Braçe duke e quajtur këtë simbol “topin e Mato Grudës” thotë se në rregullore nuk parashikohet si e pavlefshme kur vendoset një shenjë e tillë në fletën e votimit te kutia përkatëse.

Sakaq, merr një rast tjetër kur në kutinë përkatëse është vendosur një zemër si shenjë për votën dhe është konsideruara e vlefshme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT