Meta: Miqtë e huaj e dinin për arrestimin tim, më ofruan azil politik…

Ilir Meta i cili ndodhet i burgosur prej muajit tetor 2024, ka treguar për herë të parë se disa miq të huaj të tij e kishin paralajmëruar për arrestimin me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, madje edhe i kishin ofruar azil politik nga burgu.

Meta është shprehur nga burgu se këta persona i kishin ofruar azil politik edhe në vendet e BE dhe NATO-s, por ai i kishte refuzuar.

“Pata shumë telefonata se ku isha, pasi ishin shpërndarë lajme se po shkoja në Hungari për azil politik. Madje edhe një gazetar i njohur opozitar e dashamirës më tha mos u kthe këto ditë sa të qetësohen gjërat. Të premten, u thashë, pasdite arrij në Rinas, u thuaj të gjithëve të më presin.

Shumë miq, të njohur edhe ndërkombëtarë, jo vetëm më paralajmëruan se do më arrestonin, por edhe më ofruan mbështetje për azil politik edhe në vendet e BE dhe NATO. Ata i arritën disa qëllime afatshkurtra, si izolimin tim ekstrem, dobësimin e fuqisë opozitare në publik, frikësimin e shumë njerëzve, por në afatgjatë fitorja më takon mua dhe gjithë patriotëve”, tha Meta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT