Kur do të jepet vendimi SURPRIZË/ Salianji gati të dalë nga qelia, burgu i Fierit ka…

Është zhvilluar mesditën e kësaj të hëne seanca e radhës për lirimin me kusht të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

Ka qenë avokati i Salianjit, Ledio Braho i cili ka bërë me dije për mediat se raporti i vlerësimit nga burgu i Fierit për klientin e tij ka qenë pozitiv.

Ndërkohë sipas procedurës u njoftua se shërbimi i provës të paraqesë raportin e saj deri në datën 8 korrik, ku përmes këtij raporti pritet që të vendoset më pas mbi pranimin ose rrëzimin e kërkesës për lirim me kusht nga ish-deputeti demokrat.

Salianji u arrestua në Shtator 2024 dhe tashmë janë bërë 9 muaj prapa hekurave, ndaj kërkon që dënimi i tij 1 vjeçar me burg të përfundojë para kohe dhe ai të qëndrojë 3 muajt e mbetur në provë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT