Flamur Noka del nga SPAK: Isha për një sërë kallëzimesh

“Isha për një sërë kallëzimesh”, u shpreh Flamur Noka pasi doli nga ambientet e SPAK.
Deputeti i PD-së mbërriti në Prokurorinë e Posaçme rreth orës 10:20 dhe doli pas gati 1 ore.
Noka ka përfunduar në dyert e SPAK pas kallëzimeve ndaj tij për pastrim parash, apo edhe shpifje. Kujtojmë që në maj 2024, SPAK nisi zyrtarisht hetimet pasurore për Nokën dhe familjen e tij.
Ndërkohë, një punonjës i burgut të Peqinit, Gjergji Vishkuli, të cilin sekretari i përgjithshëm i PD-së e akuzonte publikisht në grupin e policëve që sipas tij bënte fushatë më 11 maj për Partinë Socialiste, e kallëzoi për shpifje dhe fyerje.