Avramopoulos: Udhëheqësit e BE do të rishikojnë vendimin për Shqipërinë dhe MV

Komisioneri për Migrim, Punët e Brendshme dhe Shtetësi Dimitris Avramopoulos ditën e djeshme përfaqësoi Komisionin Evropian në takimin Ministror të Drejtësisë dhe Çështjeve të Brendshme BE-Ballkan Perëndimor që u mbajt në Shkup.

Temat kryesore të diskutuara ishin bashkëpunimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE për migracionin, menaxhimin e kufijve dhe luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Për këtë qëllim, Avramopoulos nënshkroi tre marrëveshje me Bosnje-Hercegovinën, Malin e Zi dhe Serbinë, dhe gjithashtu u takua me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe Ministrin e Brendshëm të vendit Oliver Spasovski.

Ndër të tjera ai tha se “unë gjej veten time në terren evropian, në një rajon që i përket Evropës në aspektin historik, kulturor dhe politik”, dhe shtoi se “e ardhmja e vetme realiste dhe logjike për të gjithë rajonin është e ardhmja evropiane, pasi është pjesë e Evropës. “

Avramopoulos përfundoi duke thënë se shpreson që “liderët e BE-së do të rishikojnë vendimin e tyre për fillimin e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT