Donald Trump: Si e shmanga luftën Serbi – Kosovë?

Donald Trump ka folur sërish sot rreth asaj që ai e quan ‘shamngie të luftës’ në mes të Serbisë dhe Kosovës.
Teksa në konferencën e mbajtur ai numëroi përplasjet në nivel botëror, nuk la pa folur edhe për dy shtetet e Ballkanit.
“Serbia dhe Kosova ishin gati të përplaseshin. Po shkonin drejt një lufte të madhe. U thashë: Nëse përplaseni, nuk ka më tregti me Shtetet e Bashkuara. Ata thanë: Ndoshta nuk do të përplasemi”, tha Trump.
Ai foli gjithashtu për ‘vatrat e zjarrit në botë’, përfshirë shtete të mëdha.
“Kështu ndodhi edhe me Indinë dhe Pakistanin të cilat po shkonin drejt një konflikti bërthamor. Po negocioja me të dyja palët. Dhe i thashë Scott-it, i thashë Hoëard-it: Anuloni të gjitha marrëveshjet me Indinë dhe Pakistanin. Nuk do të tregtojnë me ne nëse janë në luftë. Ata telefonuan prapë: Çfarë të bëjmë?”, shtoi tutje presidenti i SHBA, Donald Trump.