Berisha: Pas eliminimit të rrezikut bërthamor në Iran, lajmi i dytë që po ndiqet në SHBA është “Ramaduro”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur këtë të premte një konferencë me gazetarët.

Berisha u shpreh se pas lajmit për eliminimin bërthamor të Iranit, lajmi i dytë që po ndiqet me vëmendje në SHBA është lajmi “Ramaduro”.

“Kjo farsë damkosi përfundimisht Edi Ramën si Maduron e Europës. Ajo çka mediat e mëdha shqiptare censurojnë me fanatizëm është pikërisht fakti se editoriali i rrjetit më të madh televiziv të SHBA, Fox News, po ripublikohet në një zhvillim shumë të veçantë nga mediat e tjera më të mëdha të këtij vendi dhe më influente, siç është e pavarura RealClearPolitics.

Pra, lajmet në këto dy media më të mëdha dhe më influence në SHBA, pas aksionit historik të presidentit Donald Trump me të cilin këputi Nyjën Gordiane dhe shkatërroi impiantet bërthamore të Iranit, të ajatollahëve, mund të them se lajmi i dytë më i qarkulluar është Ramaduro. Ribotimi, ripublikimi nga RealClearPolitics, media e pavarur shumë e fuqishme, është qëndrimi më i merituar ndaj Edi Ramës.” –  tha Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT