Garë e fortë për kreun e ri të BKH/ Gazetarja Lala tregon kush janë dy kandidatët favoritë…

Gazetarja Klodiana Lala foli për garën që po zhvillohet për kreun e BKH, ku kanë mbetur 7 kandidatë, pasi u skualifikuan gjashtë të tjerë.
Lala tha se të gjithë kandidatët e mbetur në garë kanë potencial për të drejtuar dhe se kanë karriera të ndërtuara me profesionalizëm, por veçoi dy prej kandidatëve si më potencialë, Elton Kërluku dhe Joni Keta.
“Kur u hap gara kishte 13 kandidatura, 6 u skualifikuan, për shkak të kritereve formale. Një ndër emrat është ish drejtori i policisë, Haki Cako, i skualifikuar.
Përzgjedhjen e kandidatit për kreun e BKH e bën një grup prej tre prokurorësh, Dumani, Kraja dhe Dibra.Shoh në mesin e tyre dy kandidatë potencialë, Elton Kërluku dhe Joni Keta, i shoh si favoritët kryesorë“, tha gazetarja Lala.