“Shqipëria përfitoi 189 milionë USD 4 vitet e fundit”, mbyllet zyrtarisht USAID!

Nga 1 korriku, SHBA mbyll zyrtarisht Agjencinë për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), duke i dhënë fund një epoke prej dekadash dhe duke kaluar menaxhimin e ndihmës së huaj te Departamenti i Shtetit.

duke theksuar se ky ndryshim shënon fillimin e një epoke të re në politikën e jashtme amerikane, me më shumë efikasitet, strategji dhe llogaridhënie.

Rubio kritikoi funksionimin e deritanishëm të USAID, duke e akuzuar se ka promovuar ide anti-amerikane dhe ka vepruar më shumë si një organizatë bamirësie, sesa si një mjet i politikës së jashtme.

Nga fondet e shpërndara nga USAID në Ballkan gjatë viteve 2020–2024, në vlerën totale prej 1.7 miliardë dollarësh, Shqipëria përfitoi 189 milionë dollarë përmes organizatave joqeveritare.

Sipas Rubio, kalimi i menaxhimit të ndihmës te Departamenti i Shtetit do ta pozicionojë SHBA-në më fuqishëm në skenën globale, përballë ndikimit të Kinës dhe vendeve të tjera.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT