Shqipëria në kaos politik, Rama me princin saudit: Investime të rëndësishme në turizëm, infrastrukturë dhe kulturë

Edhe pse ditëve të fundit kriza e thellë politike është shtuar në Shqipëri, kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Riad, ndërsa është pritur në një takim nga princi saudit i kurorës Muhammed Bin Salman.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Rama thotë se ka diskutuar me princin për disa investime të rëndësishme.
“Në Riad me Princin e Kurorës Muhammed Bin Salman, për të diskutuar mbi ecurinë e përgatitjeve të disa investimeve të rëndësishme në turizëm, infrastrukturë dhe kulturë” shkruan Rama, ndërsa i ka dhuruar princit një libër me pikturat e tij.