AAPSK hap thirrjen për projekt-ide sociale mbi pasuritë e konfiskuara, detajet që duhet të dini 2 min lexim – Publikuar 17:20, 3 Korrik 2025 Autoriteti i Administrimit të Pasurive të Sekuestruara, ka hapur thirrjen publike për projekt-ide sociale mbi pasuritë e konfiskuara. Kjo thirrje, synon ripërdorimin social të pasurive që janë konfiskuar, në mënyrë që t’u vijnë në shërbim komunitetit, shtresave në nevojë, viktimave të krimit të organizuar, si dhe fëmijëve e të rinjve që jetojnë në komunitete të prekura. Sipas AAPSK, qëllimi i kësaj thirrjeje është të nxisë ide kreative me ndikim real në terren dhe që kanë potencialin të shndërrohen në projekte konkrete, të zbatueshme dhe të qëndrueshme. Projekti përfitues do të gëzojë mbështetjen dhe ndërmjetësimin e Agjencisë në raport me donatorë dhe fondacione të interesuara për të investuar në drejtësi sociale dhe zhvillim komunitar në Shqipëri. Kush mund të aplikojë? Thirrja është e hapur për një gamë të gjerë aktorësh, përfshirë: • Institucione qendrore dhe njësi të qeverisjes vendore; • Organizata të shoqërisë civile që ofrojnë ndihmë ndaj viktimave të krimit të organizuar dhe trafikimit; • OJF që veprojnë në fushën e rehabilitimit të shtresave në nevojë, përdoruesve të substancave narkotike apo viktimave të trafikimit, të cilat kanë një histori aktive të paktën trevjeçare në fushat përkatëse. Si mund të aplikohet? Të interesuarit duhet të dorëzojnë projekt-idetë pranë AAPSK brenda 20 ditëve nga data e publikimit të thirrjes. Aplikimi duhet të përmbajë: përshkrimin e idesë dhe qëllimin, objektivat dhe grupin përfitues, formën e përdorimit të pronës, afatet e zbatimit, si edhe kapacitetet e zbatuesit dhe partnerët e mundshëm.

Autoriteti i Administrimit të Pasurive të Sekuestruara, ka hapur thirrjen publike për projekt-ide sociale mbi pasuritë e konfiskuara.

Kjo thirrje, synon ripërdorimin social të pasurive që janë konfiskuar, në mënyrë që t’u vijnë në shërbim komunitetit, shtresave në nevojë, viktimave të krimit të organizuar, si dhe fëmijëve e të rinjve që jetojnë në komunitete të prekura.

Sipas AAPSK, qëllimi i kësaj thirrjeje është të nxisë ide kreative me ndikim real në terren dhe që kanë potencialin të shndërrohen në projekte konkrete, të zbatueshme dhe të qëndrueshme. Projekti përfitues do të gëzojë mbështetjen dhe ndërmjetësimin e Agjencisë në raport me donatorë dhe fondacione të interesuara për të investuar në drejtësi sociale dhe zhvillim komunitar në Shqipëri.

Kush mund të aplikojë?

Thirrja është e hapur për një gamë të gjerë aktorësh, përfshirë:

• Institucione qendrore dhe njësi të qeverisjes vendore;

• Organizata të shoqërisë civile që ofrojnë ndihmë ndaj viktimave të krimit të organizuar dhe trafikimit;

• OJF që veprojnë në fushën e rehabilitimit të shtresave në nevojë, përdoruesve të substancave narkotike apo viktimave të trafikimit, të cilat kanë një histori aktive të paktën trevjeçare në fushat përkatëse.

Si mund të aplikohet?

Të interesuarit duhet të dorëzojnë projekt-idetë pranë AAPSK brenda 20 ditëve nga data e publikimit të thirrjes. Aplikimi duhet të përmbajë: përshkrimin e idesë dhe qëllimin, objektivat dhe grupin përfitues, formën e përdorimit të pronës, afatet e zbatimit, si edhe kapacitetet e zbatuesit dhe partnerët e mundshëm.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT