Pas sherrit shumëvjeçar PD dhe PS bien dakord për votimin elektronik

Në heshtje dhe larg vëmendjes së medias dakortësia nuk po mungon për reformën zgjedhore. Një kompani ndërkombëtare u prezantoi palëve një model votimi dhe numërimi elektronik.
Një pajisje e thjeshtë, e cila mundëson që në pak minuta votimi elektronik, ndërsa më pas vota printohet dhe hidhet automatikisht në një kuti. Të mëdhenjtë janë dakort parimisht, ndërsa opozita e re është skeptike. Frymë konsensusi mes palëve lexohet edhe kur flasim për mënyrën e implementimit, si dhe nevojës për pilotim apo jo të sistemit të ri.
Palët deri më sot janë ulur përballë njëri-tjetrit jashtë ambienteve të Kuvendit, por javën e ardhshme ftesa edhe për demokratët do të jetë për t’u ulur Brenda kësaj godinës së Parlamentit.