Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës, Konjufca: Kërcënimi ka qenë i qartë

Deputeti i LVV Glauk Konjufca foli pas evakuimit të sallës së Parlamentit nga ana e Policisë që kërkoi largimin e ligjvënësve. Ai tha se njoftimi për vendosjen e një bombe është kryer nëpërmjet një telefonate.

“Kërcënimi ka qenë i qartë, policia po mendon ashtu, të gjitha grupet parlamentare po i binden këtij vendimi. Me sa di unë vetëm përmes telefonatës, tjerat nuk i kemi të qarta”, komentoi Konjufca për mediat në Prishtinë.

The post Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës, Konjufca: Kërcënimi ka qenë i qartë first appeared on JavaNews.al.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT