Spahiu: U poqën kushtet dhe Berisha e eleminoi Metën, mos harroni që ata kanë qenë armiq të betuar

Kreshnik Spahiu ishte i ftuar në “Frontline” me Marsela Karapançon në Report Tv. Ndër të tjera, ai pretendon se burgosja e Ilir Metës dhe Erion Veliajt, lidhet me “braktisjen” e tyre nga lidershipi i partive përkatëse.

“Unë mendoj që edhe Veliaj dhe Meta janë viktima të të njëjtit proces. PD dhe PS nuk i duan më në për këmbë.

Nuk mendoj që është dhe vetëm vullnet i Prokurorisë. Ka arsye të tjera sepse në fund të fundit janë 3 nivelet e gjykatës që e lanë të vlefshme masën (për Ilir Metën).

Pavarësisht koalicioneve të përkohshme që ka bërë Berisha apo Rama, me Ilir Metën ndër vite, ata e kanë pasur dhe armik apo kundërshtar.

Në një moment u poqën kushtet dhe e eliminuan, e braktisën”, tha Spahiu.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT