Rama mbledh kryebashkiakët sot në Durrës, në fokus bashkëpunimi më i fortë i pushtetit vendor

Kryeministri Edi Rama mbledh sot në Durrës kryetarët e bashkive të gjithë vendit.

Takimi vjen në një kohë kur kreu i qeverisë ka iniciuar një aksion të gjerë për lirimin e hapësirave publike, ndërsa pritet të kërkojë bashkëpunim më të fortë me pushtetin vendor.

Fokusi i takimit, do të jetë tek problematikat gjatë sezonit veror dhe tek administrimi më efikas.

Çështjet kryesore për diskutim do të jenë:
Paketa e maleve
Legalizimet dhe regjistrimi i tokave bujqësore
Roli i bashkive në bujqësi
Kontrolli i territorit
Financat vendore
Bashkëpronësia
Roli i bashkive në negociata dhe anëtarësimin në BE

The post Rama mbledh kryebashkiakët sot në Durrës, në fokus bashkëpunimi më i fortë i pushtetit vendor first appeared on JavaNews.al.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT