Partinë Socialiste e njoh, Ramën (që e drejton) jo

Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së Ramës, që ka pohuar nevojën për një reformë të re territoriale.
Berisha iu përgjigj negativisht, pasi tha se nuk e njeh legjitimitetin e tij si kryeministër.
Por ai tha se është gati të ulet në tryezë për një reformë të re zgjedhore.
“PD nuk njeh legjitimitetin e Edi Ramës si kryeministër dhe nuk mund të pranojë të ulet me të.
PD nuk mund të pranojë legjitimitet karrigesh mbi farsa elektorale.
Ndërsa reforma zgjedhore bëhet nga partitë politike.
Unë nuk them se PS nuk është një parti e spektrit politik në Shqipëri”, u shpreh kreu i PD-së, që është gati të ulet me Ramën në tryezë si kryetar i PS, por jo si kryeministër.
Teksa citoi raportin e miratuar nga Parlamenti Europian për gjendjen e shtetit ligjor në Shqipëri, Berisha akuzoi Ramën se ka përhapur dezinformime përmes Presidencës dhe Kuvendit.
“Në këtë raport analizohet gjendja dramatike e shtetit ligjor, ndërkohë Edi Rama për të përshëndetur raportin nxjerr zyrat e klonuara të shtypit, njëra në presidencë dhe tjetra në parlament dhe unë e quaj këtë një akt dezinformimi të turpshëm”, tha Berisha.