A do bojkotojë PD zgjedhjet e pjeshme lokale? Ja si përgjigjet Berisha

Në vjeshtë pritet të mbahen zgjedhje të pjesshme lokale në 3 Bashkitê e vendit: Mat, Berat dhe Tepelenë, për shkak se kryebashkiakët dhanë dorëheqjen për të garuar për deputet në zgjedhjet e 11 majit.

Me shumë mundësi, pas vendimit të djeshëm të Gjykatës së Lartë për Erion Veliajn, zgjedhje të parakohshme pritet të kemi edhe në Tiranë.

I pyetur nga gazetarët nëse PD do bojkotojë zgjedhjet e pjesshme lokale, Berisha nuk dha një përgjigje konkrete.

“Çdo proces zgjedhor me Edi Ramën është vetëm farsë elektorale. A di marrim pjesë a jo, do vendoset më vonë. Por çdo proces zgjedhor me Edi Ramën është vetëm farsë elektorale. Të gjitha do i merrni vesh, sepse në qoftë se do kishte emër të dytë kjo parti, do quhet transparenca demokratike”, tha Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT