Pamjet e rënda/ Momenti kur 35-vjeçari thithet nga motori i avionit në aeroportin e Bergamos

Incidenti tragjik ndodhi të martën kur Russo arriti të anashkalonte të gjitha pikat e kontrollit të sigurisë dhe të arrinte te avioni Volotea që po përgatitej për ngritje. 35-vjeçari humbi jetën kur u “thith” nga një prej motorëve të Airbus.
Në videon që po qarkullon në internet, vrapi i 35-vjeçarit duket qartë. Ai fillimisht vrapon përgjatë pistës drejt aeroplanit, ndërsa oficerët e sigurisë janë përreth tij, por askush nuk e ndalon. Russo tenton fillimisht të hipë mbi njërin krah të aeroplanit dhe më kalon rreth tij duke dalë përballë motorit.

Autoritetet po hetojnë rastin, ku skenari më i mundshëm është vetëvrasja. Hetuesit po përqendrohen në orët e fundit të 35-vjeçarit, duke u përpjekur të kuptojnë nëse ka ndodhur diçka që e ka çuar në pikën e dhënies fund të jetës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT