Azem, ti nuk je gjallë!

Nga: Edvin Kulluri
Në dhjetor të 1990, një grup studentwsh që mendonin se kishte ardhur koha që edhe Shqipëria të hidhte tej me përbuzje diktaturën komuniste, morën guximin të nisnin një protestë që do përfundonte në përballjen e drejtëpërdrejtë më kupolën e rregjimit. Disa prej tyre kishin origjinë të deklasuar, por shumica vinin nga familje burokratësh të qeverisjes së asaj kohe. Biles mund të kishte edhe ndonjë student që kish prindërit anëtar partie. Por megjithë diferencat familjare, i bashkonte një gjë: nevoja urgjente për liri! Liri individuale në kuptimin politik dhe ekonomik të fjalës. Lirinë për të zgjedhur. Mes tyre “bubrronin” edhe disa disidentë artistikë në miniaturë që pjesërisht iu bashkuan grevës së Qytetit Studenti. Ndonjë tjetër si Rama, jo. Por kjo është një cështje tjetër.
Kjo lëvizje e vonuar në raport me pjesën tjetër të ish bllokut komunist, gjithësesi arriti të kthehej në një lëvizje që coi në përmbysjen e diktaturës dhe monopolit totalitarist të Partisë së Punës. Mbi 70% e shqiptarëve votuan Partinë Demokratike në zgjedhjet e 22 marsit 1992, si përfaqësuesja kryesore e revolucionit demokratik.
Por për ironi tradicionalisht shqiptare të fatit, 5 vite më pas, 70% e shqiptarëve votuan kundër “partisë udheheqëse të revolucionit demokratik” në Shqipërinë gjysëm të djegur, pikërisht për të rikthyer lirinë poilitike dhe ekonomike që u shpërdorua kryesisht në 26 dhe 28 maj të 1996 dhe rënies së piramidave që kanë lidhje me iniciativën e lirë, aq sa ka lidhje një falsifikator pasaportash me një konsullatë ambasade!
Dhe në gjithë këtë zallamahi 5 vjecare spikati kryesisht një personazh politik që ishte i rreshtuar në dy “revolucionet demokratike” kundër qeverisë, Azem Hajdari. Sa i përket rolit të tij në vitet 1990-1992 nuk ka nevojë për ritregim. Por për fatin e keq të tijin dhe Shqipwrisë, Azem Hajdari ishte kundërshtari më I fortë I qeverisë brenda mazhorancës edhe gjatë viteve 1992-1997. Dhe këtë trajektore të detyruar nga rrethanat, Azemi e përcaktoi prej rebelizmit dhe vokacionit tëë tij për liri. Asnjë personazh nuk është I rastwsishwm, aq më pak Azem Hajdari. Por nuk ishte e rastwsishme as balta që është hedhur mbi të duke gjetur lloj-lloj arsyesh nga më banalet deri tek ato politike. Te dy partitw e mëdha e sulmuan sa ishte gjallë, ndërsa pjesa me radikale ish komuniste e PS vazhdon ta sulmojw edhe pas vdekjes në komentet e portaleve apo rrjete sociale, sa herë u vjen rasti. Si cdo njeri edhe ai kishte dobesitë e veta, por një gje mbetet: mbetet njeriu që u përplas me këdo për liri!
Sot nuk është as pwrvjetori I tij ilindjes por as i vdekjes fatkeqe. Por sot më shumë se kurrë përpjekja e tij për liri është përdhosur më shumë se kurdoherë! Si nga PD që është shndërruar në një bunker personal të kryetarit që nga viti 2017, ashtu dhe PS e Ramws që i ka dedikuar vërtetë buste post-moderne, por që po sillet si një qeveri e një despoti butaforik.
Tw dyja partitw e mwdha qw zotwrojnw 90% tw elektoratit, qw prej vitit 2008 kanw nisur njw vrull centralizues anti-liri tw pashwmbullt nw evropw. Pasi e kthyen Kryeministrin tw parrwzueshwm nw parlament me ndryshimet kushtetuese, mbyllwn dhe listat e kandidatwve pwr deputetw duke e kthyer parlamentin nw zgjatim tw kryetarwve. E mw pas, nw 2014 I hoqwn themelet vetw-qeverisjes lokale, e tashmw po sulmojnw cdo prokuror a gjyqtar qw u cwnon pushtetin politik e ekonomik abuziv. Prokurorja Gjeli wshtw e fundit, por Duman ziu-t nuk I kanw lwnw epitet e mbiemwr denigrues pa I vwnw. Por kulmi ishte sulmi thuaj fizik ndaj gjyqatwreve tw GJKKO ditwn qw u caktua masa e arrestit pwr Veliajn. Pwr pak na nxorrwn mallin e ca komsomolasve me uniformw ushtrie nw oborrin e Shkollws sw Bashkuar nw shkurtin e largwt tw vitit 1990.
Me pak fjalw sot shoqeria drejtohet paradoksalisht nga dy njerwz qw urrejnw lirinw nw mwnyrw tw pakthyeshme. Sepse urrejnw pronwn private tw trashwguar apo tw fituar, urrejnw iniciativwn e lirw, urrejnw ndarjen e pushteteve dhe urrejnw qeverisjen lokale si niveli I parw demokratik I pwrfaqwsimit politik. Shkurt urrejnw lirine individuale, tw grupeve tw interesit dhe komuniteteve. Parlamentin po e po.
E nw kwtw kontekst Azem Hajdari si symbol I antikonformizmit politik wshtw shndwrruar nw njw kujtim tw keqkuptuar dhe tw nwpwrkwmbur. Ajo qw ai ka simbolizuar wshtw transformuar nw njw gwnjeshtwr tw madhe nga Rama dhe Berisha, por mw keq akoma e atyre qw thwrrasin “Azem ti je gjallw” por qw e rivrasin politikisht sa herw qw adhurojnw kryetarin por jo lirinw pwr tw cilwn u krijua ajo parti nga Azem Hajdari dhe miqtw e tij studentw e pedagogw. E po kaq hipokritw janw dhe ata qindra e mijwra socialistw qw mburren sw rrwzuan “rregjimin e Berishws” nw 1997, e tani votojnw pa pikw ndwrgjegjeje politike sozinw e Berishws 28 vite mw vonw. I vetmi ndryshim wshtw se nw atw kohw mund tw rriheshe nw qwndrwn e votimit, ndwrsa sot “kwshillohesh” si tw votosh nga drejtori apo ndonjw gangster I qytetit.
Autokratwt, despotwt dhe demagogwt pwrvec lirisw urrejnw edhe tw vwrtetwn. Por kwtw 11 shtator kanw njw mundwsi: mos tw kujtojnw Azem Hajdarin si symbol I kwrkesws pwr liri, por ta lwnw rehat nw kujtimet e keqkuptuara tw atyre qw sic pwrshkruante pak a shumw Prec Zogaj para disa vitesh, “mesa duket shumica e atyre qw u derdhwn shesheve pwr liri nw 1990, donin batanije tw reja”. Dhe nw fakt, Preci ka thwnw njw tw vwrtetw tw madhe qw Azem Hajdari nuk e pranoi kurrw, por me shumw mundwsi e kuptoi herwt. Nw 1992, nw konferencwn e jashtezakonshme tw PD ku e pwrjashtuan vec 5 minuta, por e sulmuan edhe 5 vite tw tjera vetwm pwr njw arsye: pwr liri! Liri qw sot e kemi nwpwrkwmbur si shoqeri dhe si elita. Kemi dwshtuar demokratikisht nw mwnyrw spektakolare duke riprodhuar cikle autokratizmi nw 34 vite. Por ketw herw ndyshe nga mw parw PS dhe PD janw bashkuar qartazi nw kwtw kundwr-revolucion. Ndaj “Azem, ti nuk je gjallw as pwr sw vdekuri”!
The post Azem, ti nuk je gjallë! first appeared on JavaNews.al.