Aksioni në Theth, Boçi përplaset me drejtorin e policisë: Legen, mos më kap me dorë se ta mbështjell mirë! Servil i bindur

Përfaqësuesit e PD-së, Bardh Spahia dhe Luçiano Boçi janë përplasur me policinë në Theth, teksa vijon aksioni për shembjen e objekteve pa leje. Në një moment, shihet teksa Boçi drejtohet drejtorit të ri të policisë Shkodër, Gentian Berberi duke e kërcëuar se iu afrua ndërsa përdor fjalë ofenduse si ‘legen’ apo ‘servil i bindur’.

“Mos më kap me dorë se ta mbështjell mirë, legen m…. E mendove mirë që më preke? O trim hajde një minutë. Legen! Je edhe i persekutuar ti. Drejtor policie ti, servil i bindur.

Ça është ai drejtor policie, drejtor ai? Ai është legen, hajde këtu. O trim hajde këtu se e ke për detyrë. Ça vjen si cub ti. Bën trimin me njerëz të thjeshtë ti. Hajde se do ta shohësh, ke mbrojtjen e shtetit ti”, thotë Boçi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT