“Edi Rama na dha leje, më tha sill djemtë nga emigracioni”/ Banorja në Theth: IKMT më shembi 4 shtëpi

Një banore nga Thethi shpreh shqetësimet e thella për aksionin e qeverisë Rama që po prish ndërtimet në zonë, ndërtime që vetë qeveria i kishte nxitur qytetarët të bënin me premtimin se do të legalizoheshin.

Zonja shprehet e përlotur se i ngriti shtëpitë pas takimit me Ramën i cili i tha “silli djemtë nga emigracioni të investojnë në Theth”.

Më tej ajo tregon se ka marrë pasaportizimin këtë vit nga Tirana dhe e ka çuar në Theth për ti dhënë votën Edi Ramës.

“Mu thafshin 2 duart”– thekson banorja e revoltuar.

“Erdhi Edi Rama aty dhe tha, o Zef Bari, mblidhi djemtë ku i ke e ku si ke e mi sill në Shqipëri dhe lanë të gjithë emigracioni dhe vijnë të investojnë në Shqipëri këtu në Theth.

Erdhi djali, më nisi e ndërtoi dhe kur ka ardhur policia atë ditë unë kam ngelur pa mend, i thashë po mua më ka thënë Edi Rama. Më tha ti ke ndërtuar pa leje, i thashë kam ndërtuar në tokën time dhe në token e katragjyshit të burrit tim, as kam ndërtuar tek Rana e Hedhun, as kam ndërtuar trotuareve të Tiranës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT