Zgjedhje të parakohshme në Tiranë? Kush është vendimi i Ramës, ja çfarë tha në takim…

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me dyer të mbyllura me nënkryetarët e bashkisë Tiranë, drejtuesit politik të qarqeve, drejtorët e bashkisë dhe të gjithë kandidatët e qarkut të kryeqytetit.
Burime për “Top Channel” bëjnë me dije se kryeministri është ndalur shkurt në zgjedhjet e parakohshme në disa bashki të vendit.
Kreu i qeverisë ende nuk e ka vendosur “fatin” se çfarë do të ndodhë me bashkinë e Tiranës, e cila prej 10 shkurtit ndodhet pa kryebashkiak, pas arrestimit të Erion Veliajt.
“Nuk i dihet nëse do kemi zgjedhje të parakohshme në Tiranë tani apo pas dy vitesh”, raportohet të ketë thënë Rama në mbledhje me dyer të mbyllura.
Gjithashtu, Rama u ka kërkuar drejtuesve politik së bashku me dy deputetë të ngrenë grupe pune për të rifreskuar burimet njerëzore në të gjitha bashkitë e vendit.