Porositë e Ramës jashtë kamerave: Hiqni licencat e çdo zyre avokatie nëse…

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të hënë një takim me deputetët e qarkut Tiranë, drejtorët e bashkisë së kryeqytetit dhe drejtuesit politikë të 12 qarqeve të vendit, ku në qendër të diskutimeve ishte aksioni i autoriteteve për prishjen e ndërtimeve pa leje.
Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal edhe te shembjet e kryera së fundmi në Theth, duke theksuar se premtimi i tij para fushatës zgjedhore ishte legalizimi vetëm për ata që kanë trashëguar pronën e gjyshërve, e jo për ndërtimet e reja të kryera pa leje.
Burime për mediat bëjnë me dije se në pjesën e mbyllur të mbledhjes, kryeministri ka kërkuar një rifreskim të stafeve në bashki, fillimisht për ato që janë qendra qarku, me përjashtim të Tiranës.
Sipas burimeve, Rama ka urdhëruar heqjen e licencës për çdo zyrë avokatie dhe noterie që ofron me pagesë shërbimet e platformës E-Albania, duke theksuar se ky shërbim duhet të ofrohet FALAS nga bashkitë.