IMT “zbarkon” te kafenetë Mon Cheri: Kishin zaptuar pronën publike, si ishte dhe si u bë

As rrjeti i kafeneve “Mon Cheri” nuk i ka shpëtuar aksionit të ndërmarrë gjatë ditëve të fundit në çdo qytet të vendit me qëllim çlirimin e hapësirave publike të cilat janë zaptuar në kundërshtim të plotë me ligjin nga bizneset.

Siç shihet dhe në fotot e mëposhtme, një nga pikat e “Mon Cheri” e pozicionuar në zonën e njohur të kryeqytetit si “9 katshet” ka “çliruar” trotuarin të cilin e kishte zënë me vazo dekorative me lule si dhe me tenda gjigande.

IMT “zbarkon” te kafenetë Mon Cheri: Kishin zaptuar pronën

Si sihte dhe si u be

Ky aksion i IKMT-së është në vazhdën e atyre që prej ditësh kanë nisur në të gjithë territorin e vendit, pas një ultimatumi të kryeministrit Rama, që të gjitha bizneset që kanë zënë hapësirat publike, duhet t’i lirojnë ato vullnetarisht ose do të ndërhyjë shteti.

Ndërkohë theksojmë se edhe në zona të tjera të Tiranës ka nisur lirimi i hapësirave publike, ndonëse inspektorët e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit fillimisht janë hasur me rezistencën dhe refuzimin e banorëve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT