Fillon “lufta” mes bizneseve farmaceutike, kreu i “CFO Farma” akuza ndaj Ilir Shehut të “Mega Store”: Nga motorist në grosist barnash, bën trafik e kontrabandë (AKUZAT)

Sipërmarrësi I kompanisë farmaceutike “CFO Farma”, Nadir Çausholli akuzon drejtpërdrejt konkurrentin e tij në këtë fushë, Ilir Shehu (për të cilin thotë se ka dhe mbiemrin Pasholli), se qëndron pas sulmeve ndaj figurës së tij dhe biznesit të ilaÇeve.
Referuar komentit në llogarinë e tij publike në “Facebook”, Nadir Çausholli akuzon Ilir Shehun se është një trafikant droge i dënuar në shtetin Italian që është rikthyer në Shqipëri dhe bën kontrabandë ilaçesh, si dhe pastron paratë e përftuara nga aktiviteti kriminal, brenda e jashtë vendit.
“[…] pse nuk e kap ligji antimafia sepse është i dënuar per trafik ndërkombëtar droge dhe ka ndërtuar dy godina me lekët e drogës. A duhet ti behet hetim pasuror? A duhet ti bëhet sekuestro sipas ligjit antimafia? Ku i gjeti lekët për të ndërtuar dy godina kur ky ka qenë motoristi i Vini Pharmes??
Me këtë llogjikë ka dhe dënimin me burg për të kryer sepse ju zhduk drejtësisë italiane duke ndryshuar mbiemrin. Ambasada e Italisë mund ta gjejë me mbiemrin e ri”, shkruan sipërmarrësi I “CFO Farma”, duke zbuluar vetë se Ilir Shehu paguan mediat online që ta sulmojnë për shkak të konkurrencës.
Ky shtetas rezulton se është konkurrent në tregun farmaceutik me Nadir Çaushollin, pasi zotëron kompanitë “Medicamenta” dhe “Mega Store”.
“Pra ky eshte sponsorizuesi i disa mediave online per sulmin sot ndaj meje. Arsyeja reale pse me sulmon eshte sepse kompania e tij Italiane don tja heqi atij dhe don te na e japi neve”, thotë Nadir Çausholli, duke zbuluar dhe një fakt tronditës, se kreu i “Mega Store” është kapur duke prodhuar në Shqipëri qetësuesin “Takipirine” të falsifikuar.
Sipas kreut të “CFO Farma”, nëse autoritetet hetojnë për figurën e Ilir Shehut, do të zbulojnë aktivitetin e tij të hershëm kriminal jashtë Shqipërisë, si dhe rrjetin e kontrabandës së ilaçeve nga Italia, për të cilën ai fton dhe Ambasadën Italiane në Tiranë.
“Ai eshte personazhi kryesor i trafikut te barnave kontrabande dhe po prap sipas farmacive ka 100 denoncime per te por institucionet nuk veprojne? E gjitha kjo skeme konttollohet duke i bere kryqezimet e deklaratave doganore ne Itali dhe Shqiperi.
Besoj se do gjenden shume problematika te shume llojeve. Me cfare me thane farmacite nje ish punonjes e ka denoncu per kete pjese dhe te shofim”, denoncon sipërmarrësi Nadir Çausholli, teksa zbulon për herë të parë, luftën që ka nisur mes bizneseve farmaceutike në Shqipëri.
Më poshtë, shkrimi i plotë i kreut të “CFO Farma” për rivalin e tij në biznes, Ilir Shehu:
Mirmbrema per te gjithe miqte e mi ne FB. Pashe sot qe nje media online e dores se trete kishte nxjerre nje postim per kompanine time sikur kompania Chiesi qenka merzitur dhe paska zbuluar dicka.
Ju bej me dije qe kompania Italiane Chiesi ska asnje lidhje.
Mbrapa kesaj loje eshte vetem Ilir Shehu pronar i Kompanise Medicamenta dhe Mega Store. Ky eshte nje konkurent i joni
Sipas informavioneve qe me nisin shume farmaci mua dhe shume mediave, pasi pane kete sulm fallso me thojne se:
1-Ilir Shehu (Pasholi) per te cilin thone qe ka ndryshuar mbiemrin duke marre ate te nenes sepse mbiemrin real te vetin e ka Pasholli pra quhej Ilir Pasholli. Po prap sipas farmacive ky eshte denuar ne Itali per trafik nderkombetar droge dhe erdhi ne Shqiperi dhe per te humbur gjurme ndryshoi mbiemrin ne ate ne nenes se vet. Sipas kesaj llogjike pse nuk e kap ligji antimafia sepse eshte i denuar per trafik nderkombetar droge dhe ka ndertuar dy godina me leket e droges. A duhet ti behet hetim pasuror? A duhet ti behet sekuestro sipas ligjit antimafia? Ku i gjeti leket per te ndertuar dy godina kur ky ka qene motoristi i Vini Pharmes?? Me kete llogjike ka dhe denimin me burg per te kryer sepse ju zhduk drejtesise italiane duke ndryshuar mbiemrin. Ambasada e Italise mund ta gjej me mbiemrin e ri
2-Ai eshte personazhi kryesor i trafikut te barnave kontrabande dhe po prap sipas farmacive ka 100 denoncime per te por institucionet nuk veprojne? E gjitha kjo skeme konttollohet duke i bere kryqezimet e deklaratave doganore ne Itali dhe Shqiperi. Besoj se do gjenden shume problematika te shume llojeve. Me cfare me thane farmacite nje ish punonjes e ka denoncu per kete pjese dhe te shofim.
3-Sipas nje televizioni kombetar ai eshte gjendur duke prodhuar Takipirinen suppost ne Shqiperi te fallsifikuar. Televizioni ka gati emisionin per te dhe sbesoj se mund ta paguaje per te mos ta nxjerre
Nuk do doja ti besoja keto informacione qe me japin farmacite por institucionet mund ti verifikojne dhe te na thone per saktesine e tyre
Pra ky eshte sponsorizuesi i disa mediave online per sulmin sot ndaj meje.
Arsyeja reale pse me sulmon eshte sepse kompania e tij Italiane don tja heqi atij dhe don te na e japi neve.
Ne skemi asnje lloj lidhje me ato cfare shkruhen te disa portale te cilave:
1-Disave nuk i bejme me pagese dhe mezi presin mashtrime me me sha
2-Disa media te tjera thojne qe une dua te bej fame duke perdorur emrin tend. Te lumte dora
3-Disa kuptohet me kane inat
4-Kam dhe ndonje mik qe postimet per mua kane interes dhe shikuesjmeri dhe kjo gje i pelqen dhe prandaj i poston
Keto lajme skan asnje lloj burimi dhe keto media mezi presin per ti postuar dhe per ti bere skupe. Ju e keni para vete qe une kam shume kohe qe sulmohem nga disa media online me lloj lloj lajmesh, ku perdoret cdo lloj skenari per te shemtuar figuren time.
Te gjitha keto postime qe jane bere dhe sponsorizuar sot do i ndjek ligjerisht. Foton e Ilir Shehut (mbiemri i vertete sic thojne farmacite Pasholli) e morra nga interneti nga faqja e Prapaskenes por skam asnje lloj lidhje me kete media