Pse Ilir Meta ka ndryshuar avokatët? Sekretari i Përgjithshëm i PL zbulon arsyen: Genc Gjokutaj kishte…

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me çështjen gjyqësore të kreut të PL-së, Ilir Meta, i cili tashmë ndodhet në izolim që prej datës 21 Tetor të vitit të kaluar.

I ftuar në emisionin “Real Story”, Blushi tregon përse Meta nuk përqafësohet më nga avokati Genc Gjokutaj, i cili gjithashtu prezanton dhe çështjen Berisha në gjykatë. Tashmë si avokat i Ilir Metës është Kujtim Cakarri.

Blushi është shprehur se zëvëndësimi i Gjokutajt vjen pasi ky i fundit është i angazhuar me dosjen hetimore të kryedemokratit Sali Berisha dhe se ajo çështje kërkon gjithashtu si dhe ajo e Metës një vëmendje maksimale.

“Nuk ka asgjë enigmatike. Gjokutaj është anëtar i kryesisë së PL. Ai ishte duke u marrë me dosjen e z. Berisha ,m e cila kërkon angazhim maksimal sidomos tani që çehrja ka shkuar në gjykatës. Kjo ka qenë e vetmja arsye, të cilën e ka sqaruar si vetë zoti Meta ashtu dhe Gjokutaj”, tha Blushi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT