“Mora pushkën dola malit, të luftoja për atdhe, ku ta dija unë i varfri…”, Shabani tallet me Adriatik Lapajn

Pasi sherri në koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet” për mandatin e deputetit plasi publikisht, akuzave të Adriatik Lapajt Endri Shabani iu përgjigj me ironi.

Në Facebook-un e tij ai postoi poezinë e mëposhtme:

“Mora pushkën dola malit,

Të luftoja për atdhe,

Ku ta dija unë i varfri,

Se armiku ishim ne.

Mora pushkën dola malit

Të luftoja në furtunë;

Ku ta dija unë i ngrati

Se armiku isha unë”.

Adriatik Lapaj sulmoi në një status në Facebook, Endri Shabanin, duke e bërë përgjegjës për bllokimin e mandatit të vetëm që mori ky koalicion, nga një i afërm i Shabanit, Zeqir Kordhoni.

“Është angazhuar gjithë këneta si e si të mos shkoj unë në Kuvend. Po sa tmerr më keni?! O të mjerë, unë nuk pranoj shantazh e as shitem.

Zeqiri (dajo i Endrit) dhe nipi i tij Endri Shabani të cilit i shtriva dorën e bashkimit nuk do marrin asnjë mandat. Qameti do ndalojnë mua të shkoj në Parlament.

Është një popull i tërë dëshmitar se Endri Shabani u angazhua për hapjen e listave dhe doli garant për familjarët e vetë.

Nëse Endri Shabani do të mbahet mend kështu në jetën publike, mbarë u shkoftë bashkë me dajon!

Jam krenar që u luftova nga çdo anë dhe nuk u ndala! U luftova nga Rama, Saliu dhe këta “të rinjtë”, deri dhe te ky që e futa në gji…nga të gjithë.

Ndaj meje dhe krejt ekipit të Lëvizjes Shqipëria Bëhet po konsumohet publikisht PADREJTËSI!

Populli do gjykojë” – shkruan Lapaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT