VIDEO/ “Merr frymë” stadiumi “Air Albania”, IMT liron trotuaret e zaptuara nga lokalet! Probleme me ligjin për administratorët e bizneseve

Inspektoriati për Mbrojtjen e Territorit (IMT) ka “zbarkuar” në stadiumin “Air Albania” me qëllim lirimin e hapësirave publike të zëna joligjërisht nga pronarët e bizneseve në zonë.

Bëhet fjalë për 7 biznese apo lokale, të cilët kishin zaptuar hapësirën e trotuareve dhe vendkalimin e këmbësorëve me tavolina, karrige e çadra. Autoritetet kanë proceduar penalisht 7 administratorët e bizneseve: A. S., N. R., Xh. B., M. S., K. M., L. L. dhe B. K., për veprën penale “Pushtimi i tokës”.

Gjithashtu penalisht është proceduar dhe një 40-vjeçar, i cili ka kundërshtuar punonjësit e IMT-së gjatë aksionit për lirimin e hapësirave publike.

“Tiranë/Lirohen hapësira publike përreth stadiumit “Arena Kombëtare”.

Procedohen penalisht 7 administratorët e lokaleve që kishin zënë hapësirat.

Hiqen dhe sekuestrohen rreth 330 objekte që iu shërbenin këtyre aktiviteteve ekonomike dhe ishin vënë pa autorizim.

Procedohet penalisht dhe një 40-vjeçar që kundërshtoi punonjësit e IMT-së, gjatë veprimeve për lirimin e hapësirave.

Në vijim të monitorimin intensiv në terren dhe verifikimeve që po kryhen me objektiva: konstatimin e rasteve të zënies së kundërligjshme të hapësirave publike, nxjerrjen e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore dhe lirimin e këtyre hapësirave, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Bashkiake dhe ato të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, konstatuan se hapësira publike përreth stadiumit “Arena Kombëtare” ishin zënë në kundërshtim me ligjin.

Hapësirat (trotuare dhe vendkalime këmbësorësh) ishin zënë me tavolina, ulëse dhe çadra, për llogari të 7 lokaleve përreth stadiumit.

Në lidhje me këto raste u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për administratorët e subjekteve, shtetasit: A. S., N. R., Xh. B., M. S., K. M., L. L. dhe B. K., për veprën penale “Pushtimi i tokës”.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. P., 40 vjeç, punonjës në njërin prej lokaleve, pasi kundërshtoi punonjësit e IMT-së, gjatë kryerjes së detyrës.

Kontrollet dhe verifikimet vijojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të metëjshme”, raporton policia.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT