Presidenti malazez sfidon Serbinë, firmos ligjin mbi fenë!

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanovic firmosi ligjin problematik mbi fenë pak pas trazirave në seancën parlamentare ku u larguan me forcë disa deputetë opozitarë për shkak të dhunës.

Ligji për Liritë Fetare duhet të publikohet tani në fletoren zyrtare dhe hyn në fuqi tetë ditë pas publikimit. Miratimi i këtij ligji u shoqërua nga bojkoti i deputetëve pro-serbë, si dhe përplasje të forta në sallë.

Veprimi i ligjvënësve opozitarë kishte të bënte me faktin se Serbia nuk është përgjigjur ende ndaj miratimit të ligjit për komunitetet fetare në Malin e Zi, i cili ka ngritur shqetësime se ky dokument mund t’i heqë Kishës Ortodokse Serbe të drejtën mbi pronat që administron.

Më shumë se 70 për qind e malazezëve janë të deklaruar si ortodoksë. Kisha Ortodokse serbe, e cila dominon për kohë të gjatë jetën fetare në Mal të Zi,  pretendon se ligji do t’i marrë asaj pronën, duke përfshirë manastiret dhe kishat, ndaj planifikon të dërgojë një ankesë në organizatat ndërkombëtare.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT