Sërish sherr në plazh, përplasje fizike mes dy pushuesve dhe punonjësit të çadrave, si nisi konflikti

Pas sherrit mes dy biznesmenëve në plazhin e Ksamilit, një tjetër përplasje e dhunshme është regjistruar sot në Durrës.

Konflikti i dhunshëm ka ndodhur pasditen e sotme në plazhin e Kavalishencës në Durrës, ku janë përfshirë dis pushues dhe punonjësi që kujdeset për rendin dhe mirëmbajtjen e çadrave.

Sherri ka nisur kur dy të rinj, që po luanin me top pranë zonës së çadrave, janë paralajmëruar nga punonjësi i plazhit që të ndalonin lojën, pasi po shqetësonin pushuesit e tjerë. Kjo ka sjellë përplasje verbale dhe më pas fizike.

Konflikti është ndërprerë falë ndërhyrjes së pushuesve të tjerë, të cilët kanë arritur të qetësojnë situatën.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT