Mallakastra nën flakë, deputeti i ri zbret në terren dhe mbikqyr nga afër situatën (FOTO)

Situata e zjarreve në vend sa vjen e përkeqësohet. Çdo ditë vatra të reja zjarri dhe zjarrfikës e banorë në luftë me flakët. Problematike vijon të mbetet situata në Drenovë të Mallakastrës.
Deputeti i ri i Partisë Socialiste në Fier, Klevis Jahaj, i cili pritet të ulet në karriget e Parlamentit në shtator, ka zbritur në terren për të monitoruar situatën.
Jahaj i shpreh mirënjohjen forcave të armatosura, punonjësve të shërbimit zjarrfikës dhe atyre të emergjencave civile për masat e menjëherëshme kundër zjarreve në Drenovë.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Klevis Jahaj bën me dije se ekipet janë në gatishmëri dhe po monitorojnë situatën.
Sakaq, Jahaj bën dhe një thirrje për të gjithë duke iu kujtuar se zjarrvënia me apo pa dashje, është vepër penale dhe dënohet me ligj.