Lala flet me emra për drejtuesin e ri të SPAK: Ja kush mund të zëvendësojë Dumanin! Mes kandidatëve potencialë edhe një grua

Gazetarja Klodiana Lala ka folur këtë mbrëmje në emisionin “Të Paekspozuarit” për kandidatët potencialë që mund të zëvendësojnë kreun e SPAK-ut, Altin Dumani. Këtij të fundit i mbaron mandati 3-vjeçar në krye të institucionit.
Klodiana Lala përmendi disa emra që kanë kandiduar edhe më herët. Sipas saj, fakti që po bëhet një luftë e madhe për drejtuesin e BKH që është më pak i rëndësishëm se drejtuesi i SPAK, mund të sjellë më shumë debat për zgjedhjen e drejtuesit të kësaj të fundit.
“Është herët për të thënë, por mund të kandidojë Adnan Xholi, që ka kandiduar edhe më herët. Mund të kandidojë Klodian Braho.
Mundet të rikandidojë edhe Arben Kraja, që ka patur mandatin tre vjeçar dhe tani i lind sërish e drejta.
Në mesin e grave prokurore, shoh Anita Jellën.
Mendoj se do të jetë një betejë e fortë sepse emri që do të jetë në krye do të përcaktojë të ardhmen e institucionit.
Fakti që po bëhet një luftë e madhe për drejtuesin e BKH, që është absolutisht shumë më pak i rëndësishëm se drejtuesi i SPAK, imagjinoni se sa debat do të ketë për drejtuesin e SPAK.“-tha Lala.