SPAK merr zyrtarisht të pandehur Erion Veliajn, ja kur do t’i komunikohen akuzat

SPAK merr zyrtarisht të pandehur Erion Veliajn për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.

Mësohet se akuzat do t’i komunikohet më datë 23 korrik, ditë e mërkurë.

Avokatët dhe z.Veliaj janë njoftuar zyrtarisht nga Prokuroria e Posaçme.

Nuk dihet nëse kryebashkiaku i Tiranës do të lërë për pak orë qelitë e paraburgimit në Durrës për t’u përballur me prokurorët e posaçëm, Altin Dumani dhe Ols Dado. Ajo çfarë mbetet e paqartë është nëse SPAK do ta përcjellë dosjen për në Gjykatën e Posaçme apo do të shtyjë afatet e hetimit.

Erion Veliaj mbahet në paraburgim prej 10 shkurtit të këtij viti. Ai po hetohet bashkë me bashkëshorten Ajola Xoxa dhe 6 biznesmenë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT