Mbledhje URGJENTE në Komisariatin e Sarandës, autoritetet në “alarm” për ngjarjet kriminale

Në Komisariatin e Sarandës kanë mbërritur ditën e sotme për një mbledhje urgjente përfaqësues të Ministrisë së Brendshme si dhe drejtues të lartë të Drejtorisë së Policisë së Vlorës me qëllim diskutimin e ngjarjeve të fundit kriminale të regjistruara në qytetin brengdetar.

Siç u raportua dhe mëngjesin e sotëm, forcat RENEA kanë “zbarkuar” gjithashtu në Sarandë që prej orëve të para të mëngjesit në kuadër të një operacioni të zhvilluar për kapjen e personaliteteve të botës së krimit.

Operacioni në fjalë është zhvilluar në shkallë të gjerë teksa janë kontrolluar zona të dyshimta në male, konkretisht tunele e bunkierë, por deri më tani nuk ka të dhëna për persona të arrestuar.

Jo më larg se mbrëmjen e djeshme automjeti i Klaus Jaçajt u hodh në erë teksa ishte i parkuar përpara banesës së këtij të fundit. Klaus Jaçaj është shpallur në kërkim nga autoritet për ngjarjen e disa ditëve më parë të ndodhur në Sarandë, ku pas një konflikti mbetën të plagosur dy djem, Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT