Të afërm, efektivë policie dhe shumë emra të njohur, kush janë bashkëpunëtorët e Veliajt që SPAK sot i mori të pandehur

SPAK ka marrë të pandehur 30 persona në kuadër të hetimeve ndaj Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili u mor i pandehur zyrtarisht një ditë më parë ndërsa sot i janë komunikuar akuzat nga agjentët e BKH.
Veliaj akuzohet për korrupsion aktiv, pastrim parash, fshehje pasurie dhe futje e sendeve të paligjshme në burg. Për këtë të fundit, është marrë i pandehur edhe efektivi i policisë Fatjon Baci, i cili akuzohet se i dha telefonin Veliajt për të folur me bashkëshorten teksa transportohej nga Durrësi drejt Apelit të Poasçëm për tu njohur me masën e sigurisë. Jo vetëm kaq.
Akuzat për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie iu komunikuan edhe bashkëshortes së tij e cila u paraqit në SPAK e shoqëruar nga avokati. I pandehur, u mor edhe daja i Ajola Xoxës.
E pandehur është marrë deputetja e PS, Klotilda Bushka e cila akuzohet për veprën penale të kryerjes së veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës.
Mes të pandehurve janë edhe biznesmenë si Mirton Lika, pronar i Sky Hotels, i cili akuzohet për fshehje të të ardhurave. Për pastrim parash është marrë biznesmeni Elman Abule ndërsa edhe të tjerë pritet të merren të pandehur në vijim..
Të pandehur janë marrë gjithashtu Ina Goxhaj, Flutura Xhani, Valmir Xoxa, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi, Sokol Kryeziu dhe Frosina Bollo.