Financierja e “Igor Elektrik” dëshmon për “Dosjen 5D”, rrëfen “marrëdhënien” me Mariglen Qaton: I kam dërguar e-maile..

Ditën e sotme, në kuadër të hetimeve për “Dosjen 5D”, ka dëshmuar në Prokurori financiarja Pranvera Shahinasi, e cila përgjatë viteve 2016-2019 ka qenë punonjëse në sektorin e financës në shoqërinë “Igor Elektrik”.
Para togave të zeza ajo deklaroi se detyrat e saj caktoheshin fillimisht nga administratori Eduart Meta dhe më pas nga Nestor Muhametllari.
Shahinasi ka pohuar se shoqëria merrej kryesisht me punime elektrike dhe se ajo nuk ka mbajtur para “cash” në zyrë, pasi nuk ishte përgjegjëse për arkën. Mandat pagesat firmoseshin edhe nga administratori.
“Detyrat na i caktonte administratori Eduart Meta. Më pas u ndërrua me Nestor Muhametllari. Unë kam aplikuar në faqet e punësimit. Nestorin e pata parë edhe me herët në shoqëri. Kur vinte ai takonte administratorin Meta. Ne merreshim me punime elektrike, kryesisht.
Ne mbanin mandat pagesa ne shoqëri. I firmoste edhe administratori. Para cash në zyrë unë nuk kam mbajtur. Pjesën e arkës nuk e kisha unë. Dokumente me përshkrimin “honorar” nuk është se mbaj mend. Ka kaluar edhe shumë kohë. Më kanë pyetur për këtë edhe më herët në prokurori. Po, e kam parë në dokumente të shoqërisë. Mund të kenë qenë lekë që mund të jenë dhënë për dikë”, ka thënë ajo, theksa më tej sa i përket Mariglen Qatos, ajo pohoi se e njeh, pasi ka vizituar disa herë zyrat e shoqërisë disa herë për të takuar administratorin.
“Mariglen Qaton e njoh. Ka qenë person që ka ardhur në zyrat e shoqërisë. E kam parë më shumë se një herë. Kur vinte takonte administratorin. Nuk mund ta them nëse Mariglen Qato ishte ortak i shoqërisë. Në QKB ortak ishte Eduardi. E-mailin e shoqërisë e ka përdorur me herët edhe bashkëshortja e Eduardit, pasi ishte ekonomiste”, shtoi ajo.
Gjithashtu, ajo pohoi se i ka dërguar email Mariglen Qatos kur i janë dhënë udhëzime për këtë nga administratori, duke sjellë një rast ku i ka dërguar një listë përmbledhëse me informacion financiar të shoqërisë.
Pjesë nga fjala e Pranvera Shahinasit:
Pranvera pohon se i ka dërguar ndonjëherë email Mariglen Qatos kur i janë dhënë udhëzime për këtë nga administratori, duke përfshirë një rast ku i ka dërguar një listë përmbledhëse me informacion financiar të shoqërisë, fakt që ajo e pranon edhe pasi njihet me aktin shkresor përkatës.
Jam financiere. Shahinasi është mbiemri i burrit. Unë mbaj edhe mbiemrin Mema, të babait. Kam punuar në 2016-2019 si ekonomiste në shoqërinë “Igor Elektrik”.
Detyrat na i caktonte administratori Eduart Meta. Më pas u ndërrua me Nestor Muhametllari. Unë kam aplikuar në faqet e punësimit. Nestorin e pata parë edhe me herët në shoqëri. Kur vinte ai takonte administratorin Meta. Ne merreshim me punime elektrike, kryesisht.
Ne mbanin mandat pagesa ne shoqëri. I firmoste edhe administratori. Para cash në zyrë unë nuk kam mbajtur. Pjesën e arkës nuk e kisha unë. Dokumente me përshkrimin “honorar” nuk është se mbaj mend. Ka kaluar edhe shumë kohë. Më kanë pyetur për këtë edhe më herët në prokurori. Po, e kam parë në dokumente të shoqërisë. Mund të kenë qenë lekë që mund të jenë dhënë për dikë.
Ishin pagesa për shërbime. Mariglen Qaton e njoh. Ka qenë person që ka ardhur në zyrat e shoqërisë. E kam parë më shumë se një herë. Kur vinte takonte administratorin. Nuk mund ta them nëse Mariglen Qato ishte ortak i shoqërisë. Në QKB ortak ishte Eduardi. E-mailin e shoqërisë e ka përdorur me herët edhe bashkëshortja e Eduardit, pasi ishte ekonomiste.
Kur më kanë dhanë direksione për të dërguar maile e kam bërë. Edhe mundet t’i kem dërguar mail Mariglen Qatos. Kur më thoshte administratori këtë informacion do ia dërgosh filan personi e dërgoja.