Ç’do të ndodhë me “fatin” e Bashkisë së Tiranës? Tensione të forta në mbledhje, këshilltari opozitar kërkon me urgjencë një REAGIM: Veliaj është i pandehur..

Mbledhja e kësaj të enjte në Këshillin bashkiak të Tiranës është shoqëruar me debate të forta. Ka qenë opozitari, Dorian Teliti, i cili ka kërkuar që me urgjencë të përfshihet në rendin e ditës çështja e kryebashkiakut, Erion Veliaj, i cili prej ditës së djeshme është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK.
Ai u shpreh se prej dy muajsh kanë dy muaj që kanë dorëzuar kërkesës për të trajtuar këtë situatë, mirëpo deri më tani kërkesa e tyre nuk është marrë parasysh,
Teliti theksoi ndër të tjera se kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës nuk është më një person nën hetim, por i pandehur dhe duhet të futet me domosdoshmëri në rend dite diskutimi se çfarë do të ndodhë me Bashkinë e Tiranës dhe menaxhimin e saj.
“Kemi dy muaj që kemi për të dorëzuar kërkesën për të trajtuar situatën aktuale të kryetarit të bashkisë, i cili sot nuk gjendet në detyrë dhe nisur nga zhvillimet e djeshme, Veliaj nuk është një njeri nën hetim, por i pandehur, domosdoshmërisht që të futet në rend dite diskutimi i situatës aktuale të menaxhimit të bashkisë Tiranë.
Po dëgjojmë në intervista, konkurse, thirrje të drejtorëve edhe nga stafe apo të njohur politikë që nuk janë pjesë e bashkisë. Bashkia e Tiranës është ekzekutivi dhe bashkë me Këshillin Bashkiak janë të vetmet autoritete që kanë të drejtën për menaxhimin e punëve”, tha Teliti,
Kujtojmë se një ditë më parë SPAK mori zyrtarisht të pandehur Erion Veliaj për akuzat: korrupsion pasiv, pastrim parash, fshehje pasurie dhe futje e sendeve të paligjshme në burg.