SPAK mbyll dosjen e parë në kohë rekord

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka mbyllur në kohë rekord një dosje për trafikimin e një sasie prej më shumë se gjysmë ton drogë, e cila do të dilte jashtë Shqipërisë, nga një grup kriminal me 8 anëtarët.
Tashmë dosja është dorëzuar në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dhe të akuzuarit Aranit Bida, Arben Cristea, Erando Mehmeti, Eduart Haxhi, Leonard Demiras, Gentian Rrapollari, Elvis Gjona dhe Andi Qiraxhi akuzohen për trafikimin e 578 kg kanabis, me destinacion Greqinë, Maqedoninë, përmes liqenit të Ohrit dhe Turqinë.
Në Turqi kjo ngarkesë me drogë do të shkëmbehej me heroinë, e cila do të vinte në Shqipëri dhe do të shitej te përdoruesit në vendit tonë.
Hetimet janë kryer nga Prokurori i SPAK Eneid Nakuçi dhe secili prej anëtarëve të këtij grupi të strukturuar kriminal kishte detyra të ndara, dhe konkretisht i akuzuari Aranit Bita, siguronte drogën në Tepelenë dhë organizonte transportin e saj nga Tepelena drejt Fierit, nga Rrogozhina drejt Elbasanit e deri në destinacionin final brenda territorit shqiptar, në Pogradec.
Sipas dosjes së hetuar nga ish-prokurorët e Krimeve të Rënda dhe tanimë nga prokurori Nakuçi që është pjesë e SPAK, i akuzuari tjetër Elvis Gjona, i quajtur Gjoni, bënte të mundur dërgimin e kanabisit drejt Greqisë në rrugë tokësore, dhe në Maqedoni me skaf nga liqeni i Ohrit.
Gjithashtu, pjesë e dosjes hetimore janë dhe disa përgjime, e në një prej tyre përmendet një përgjim me një shtetas turk që e thërrisnin “abi”, të cilin të akuzuarit e prisnin në Rinas.
Po sipas këtyre përgjimeve, i akuzuari Aranit Bita, komunikon me të akuzuarin Lonard Demirasin, për shkëmbimin e një mjeti tip Audi me një sasi hashashi, pranë një karburanti të zonës.
Prokurorët e posaçëm të SPAK pritet që në fillim të janarit 2020 të dorëzojnë një sërë dosjesh të përfunduara nga kolegët e tyre ish-prokurorë të Krimeve të Rënda.