U mori porosinë “policit bos” dhe mikut të tij me precedent penale, flet kolegu i kamarierit: Jam vetëm 17 vjeç, donin të më rrihnin edhe mua…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të diel opinionin publik ku në qytetin bregdetar të Vlorës, para kamerave dhe turistëve të shumtë, Adrian Isufi me detyrë efektiv i Policisë së Dibrës (tani i pezulluar) dhunoi brutalisht kamarierin 18-vjeçar, Aron Balaj.
Shkak u bë një shishe uji më tepërt e lënë në tavolinën e Isufit dhe mikut të tij me precentë penal, Leart Bimo.
Lidhur me këtë ngjarje ka folur së fundmi edhe kamarieri i cili u mori porosinë dy dhunuesve të kamarierit të ri. Braja Koroveshi, ka pohuar para kamerave se ishte ai që u mori porosinë dhe se për shkak të fluksit ishte kolegu i tij ai i cili ua çoi atë që ata kërkuan.
Pasi siç i riu pohon, Isufi kishte kërkuar një shishe ujë të vogël dhe një të madh, gjë e cila më pas është mohuar nga ky i fundit duke bërë që situata të degradonte deri në përdorimin e dhunës.
Madje, Koroveshi ka shtuar më tej se pas 18-vjeçarit ata dëshironin që ta qëllonin dhe vetë atë.
“Emri im është Braja Koroveshi, jam 17-vjeç dhe arsyeja pse ndodhi ky konflikt ishte sepse unë shkova të merrja porosinë edhe më thanë do më sjellësh një ujë të vogël, një ujë të madh edhe një kafe. Ngaqë kishim shumë ngarkesë nga restoranti erdhi djali tjetër, edhe i tha ky nuk të thash për ujin e vogël, por vetëm për ujin e madh, nuk kam faj unë që është ai tjetri edhe më shau mua pastaj, djali i tha ta heq unë ujin e vogël, s’është nevoja të na ofendosh, ata shkuan e qëlluan me dacka, donin të më qëllonin edhe mua”, u shpreh kamarieri.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë u regjistrua gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme ku një kamarier i ri u dhunua brutalisht gjatë orarit të punës.
E gjithë ngjarja ndodhi në ambientet e një hoteli në zonën e njohur të Skelës dhe shkak u bë një shishe uji e çuar tepër në tavolinën e ish-shefit të Rrugores Ardian Isufit dhe mikut të tij me precedentë kriminale, Leart Binaj.
Siç u pa dhe në videot e publikuara nga Newsbomb, Isufi së bashku Binajn dhunuan kamaerierin, ndërkohë më pas është dashur ndërhyrja e pronarit të hotelit i cili “iu kthye me të njëjtën monedhë” duke i bërë për spital.
“Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se Nënkomisar A. I., jashtë shërbimit dhe në shoqërinë e shtetasit L. B., 57 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, është konfliktua fillimisht fizikisht me shtetasin A. B., 18 vjeç. Pas përshkallëzimit të konfliktit, janë përfshirë edhe shtetasit V. B., 53 vjeç, pronar i një hoteli në lagjen “Pavarësia 2”, dhe E. M”, njoftoi Policia më herët.