Kreshnik Spahiu kundër Kodit Penal: 21-vjeçarët s’mund konsiderohen të mitur!

Dhe jo vetëm kaq, pasi ndryshe nga vendet e përparuara, disa prej të cilëve e përfshijnë fashën e kësaj moshe sit ë mitur, Shqipëria nuk ka as institucione riedukimi ku ta trajtojë këtë kategori.
“Duket e tepërt trajtimi i 20-21 vjeçarëve si të mitur. Ka vende të tjera që e kanë, por Shqipëria nuk ka as institucione riedukimi, nuk ka kushtet për t’i trajtuar ato. Ka shumë 20-21 vjeçarë që kanë kryer krime të rënda dhe që nuk mund t’u lehtësohet masa dënuese”, u shpreh ai.
Madje ai kritikoi edhe kushtet në paraburgime, duke sugjeruar që mbajtja e të arrestuarve në këto paraburgime most ë njësohet me një ditë burgimi, por më shumë, në ndryshimet që po bëhen, pasi kushtet nuk janë normale.