Sherr mes të moshuarve pas lojës së dominove në Durrës, plagoset me thikë një prej tyre

Loja e dominove është kthyer në një përleshje mes dy te moshuarëve, përplasje qe degradoi deri ne përdorimin e armëve të ftohta.
Burime nga policia thonë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15.00 të mesditës së kësaj të hene në qendër të qytetit të Durrësit në sheshin “Pranvera”.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur disa patrulla policie dhe një autambulancë që transportoi drejt spitalit të Durrësit të plagosurin.
Policia ka nisur hetimet dhe ka shoqeruar autorin e dyshuar të cilin po e pyet në lidhje me motivin e konfliktit dhe dinamikën e ngjarjes.